Këta janë deputetët e PDK’s që humbën nji numër të madh votash

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e Qershorit garoi së bashku me AAK dhe Nismën për Kosovën.

Ky ishte shkaktar që edhe shumë emna të PDK’s, të mbeten jashtë Kuvendit për legjislaturën e ardhshme, madje disa nga deputetët e njoftun të kësaj partie, e gjithashtu edhe ministra në zgjedhjet e zhvillueme më 11 Qershor humbën nji numër të konsiderueshëm të votave, raporton lajmi.net

Në këtë listë kryeson ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili në zgjedhjet e vitit 2014 kishte hiç ma pak se 17 mijë e 980 vota, kurse në këto zgjedhje nuk e kaloi as shifrën e 8 mijë votave, tue humbë mbi 10 mijë sosh.

Kurse, rreth 6 mijë vota i kanë humbë edhe ish-ministri i arsimit, Arsim Bajrami, dhe kandidati për president, Rafet Rama.

Vota humbën edhe Xhavit Haliti dhe Naim Fetahu, ky i fundit dikur kandidat i PDK për kryetar të Podujevës. Që të dy humbën nji mesatare prej tre mijë votash secili.

Ma pak votues kanë humbë Shaip Muja dhe Agim Aliu. Këta dy, kanë marrë rreth 1 mijë vota ma pak se në zgjedhjet e vitit 2014.

Por veç atyne që dështuen në këto zgjedhje, pati edhe prej deputetëve që e rritën numrin e votave por që përsëri nuk arritën me hy në Kuvend, shkaku i konkurencës së naltë. Këtu vlen të përmenden dy kandidatët e PDK, Selvije Halimi dhe Bislim Zogaj.

Vota ma shumë në këto zgjedhje arritën të sigurojnë edhe ish-minsitri i jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe ai i Bujqësisë, Memli Krasniqi.