Këta janë deputetët në garë për kryetarë komunash

Shumë deputetë të zgjedhun të Kuvendit të Kosovës i kanë hy garës për kryetarë të komunave.

Ma së shumti deputetë që pretendojnë të zgjedhen kryetarë të komunave ka “Vetëvendosje”, e pasueme nga PDK’ja me tre kandidatë, ndërsa LDK’ja, Nisma dhe Alternativa me nga nji kandidat.

Mimoza Kusari-Lila, Arban Abrashi, Sali Salihu, Driton Çaushi, Qëndron Kastrati, Mytaher Haskuka, Sami Kurteshi, Faton Topalli, Zenun Pajaziti, Hajdar Beqa, Agim Aliu dhe Zafir Berisha u zgjodhën deputetë, por janë të gatshëm të heqin dorë nga ky mandat nëse zgjedhen kryetarë komunash.