Këta janë deputetët që kanë me u ulë për herë të parë në Kuvend (emnat)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e djeshme ka ba publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 Qershorit.

Nga këto rezultate, koalicioni PDK-AAK-NISMA ka dalë i pari dhe ka me pasë të drejtën që me tentue me formue i pari Qeverinë.

Por, nga të dhanat e KQZ’s ka dalë se legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës ka me qenë e pasun me shumë emna të ri nga të gjitha partitë politike, raporton lajmi.net

Madje, disa nga emnat e ri kanë arritë me sigurue numër të madh të votave, tue qenë në krye të listave të partive që i takojnë.

Në mesin e këtyne emnave ka edhe kryetarë të komunave dhe drejtorë të drejtorive, të cilët ende nuk dihet se cilin pozicion kanë me pranue.

Këta janë emnat e deputeteve të ri nga partitë kryesore në vend:

PDK-AAK-NISMA: Bilall Sherifi, Mërgim Lushtaku, Andin Hoti, Milaim Zeka, Shkumbin Demaliaj, Rasim Selmanaj, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Albulena Balaj-Halimaj, Mexhide Mjaku-Topalli.

Lëvizja Vetëvendosje: Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Shpend Ahmeti, Adem Mikullovci, Dugagjin Gorani, Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Frashër Krasniqi, Qendron Kastrati, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj, Drita Millaku, Saranda Bogujevci, Fitore Pacolli.

LDK-AKR-Alternativa: Driton Selmanaj, Lumir Abdixhiku, Mimoza Kusari-Lila, Labinot Tahiri, Fidan Rekaliu, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Haxhi Avdyli, Islam Pacolli.