Këta janë deputetët që kanë m’i zavendësue kandidatët për kryetarë të komunave

shpend ahmeti

Shpend Ahmeti, Daut Haradinaj, Labinot Tahiri, Zafir Berisha janë katër nga kandidatët që kanë deklarue se kanë me ju futë garës për kryetarë të komunave të caktueme. Ata në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 Qershorit arritën që të marrin vota të mjaftueshme për me nxanë ulëse në Kuvend. Por kush kanë me qen kandidatët që kane me nxanë ulësen në Kuvend, mbasi ata zyrtarisht të largohen nga postet e deputetëve?

Pamvarësisht se në zgjedhjet e 11 Qershorit ka marrë 76 mijë vota, Shpend Ahmeti, nuk don me provue ulësen e deputetit, mbasi që synon që edhe për nji mandat me ndejt në krye të Prishtinës.

Bazue në rezultatet e shpalluna dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendin e Ahmetit ka me nxanë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje që për nji votë nuk arriti të futet në parlament, Xhelal Sveçla. Ai asht votue nga 6 mijë e 747 qytetarë, shkruen Insajderi.

Nga koalicioni PAN, njeriu i katërt ma i votuem doli Daut Haradinaj me 30 mijë vota. Por, Haradinaj pak kohë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme deklaroi se ka me qenë kandidat për kryetar të komunës së Deçan, në zgjedhjet lokale që do mbahen me 22 Tetor.

Vendin e Haradinajt ka me nxanë kandidati që pret në radhë, që në këtë rast vjen nga PDK, Nait Hasani, i cili ka marrë 9 mijë e 588.

Garës për me udhëheqë komunën e Prizrenit ka deklarue se ka me ju futë edhe Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën. Ai me 11 Qershor mori 9 mijë e 163 vota të mjaftueshme për me qenë deputet. Por, mbas largimit nga kjo pozitë, ai do zavendësohet nga Gani Dreshaj, i cili ka marrë 9 mijë e 174 vota.

Labinot Tahiri – Labi, ka kohë që e ka deklarue kandidaturën e tij për kryetar të Ferizajt.

Tahiri mbas largimit nga pozita e deputetit ka me ja lanë vendin të lirë kandidatit nga LDK, Naser Osmani, i cili pret në listë me 7 mijë e 265. /Insajderi.com