Këta janë emnat e 9 deputetëve të Listës Serbe

Nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, që u mbajtën më 11 Qershor, Lista Serbe siguroi 9 deputetë.

Me 44.578, ose 6.12 për qind të votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Lista Serbe ka sigurue 9 vende nga 10, sa i ka të garantueme.

Deputetë të cilët kanë më përfaqësue minoritetin serb në Kosovë, simbas transmetuesit publik janë: Sllavko Simic, i cili ishte dhe bartës liste, pastaj, Miljana Nikolic, Zoran Mojsillovic, Igor Simic, Verica Qeranic, Sasha Millosavlevic, Jasmina Zhivkovic, Jelana Bontic dhe Srgjan Mitrovic.