Këta janë emnat e tetë kandidatëve për kryetar të Drenasit!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftue se afati për aplikim për certifikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, ka përfundue.

Simbas njoftimit, deri në përfundimin e ditës së Ejte (10 Nandor) në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim kanë aplikue pesë parti politike dhe 3 kandidatë të pamvarun.

Këta janë emnat e kandidatëve: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajli (Nisma), Vehbi Berisha (Partia Fjala), Elmi Thaçi (AKR).

Tre kandidatët e pamvarun: Xhavit Drenori, Rrahim Elshani dhe Naim Bazaj.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit kanë me u mbajt më 04 Dhetor 2016.