Këta janë kandidatët e VV për kryetarë të komunave të zyrtarizuem deri tash

Lëvizja Vetëvendosje asht në përfundim të zyrtarizmit të kandidatëve të saj për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.

Deri tash Vetëvendosje ka zyrtarizue 4 kandidatë për kryetarë të komunave.

Zadhanësi i kësaj partie, Shkodran Hoti, ka thanë për lajmi.net, se procesi zgjedhor për komunat tjera ka me u zhvillue në ditët e ardhshme.

“Deri tash janë votue Shpend Ahmeti në Prishtinë, Agron Avdijaj në Istog, Selatin Retkoceri në Lipjan dhe Salih Salihu ne Viti. Në Qendrat e tjera procesi zgjedhor ka me u zhvillue në ditët në vazhdim”, ka thanë Hoti.