Këta janë kandidatët e zyrtarizuem për kryetarë komunash

Zgjedhjet Lokale

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila aktualisht qeverisë në dhetë komuna deri tash ka zyrtarizue vetëm kandidaturën e Sokol Bashotës në Klinë dhe të Ferit Idrizit në Vushtrri. Ndërsa, simbas paralajmërimeve të kësaj partie gjatë ditëve në vazhdim kane me u prezentue kandidatët e saj në krejt komunat.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), që aktualisht qeverisë në nandë komuna, deri tash ka zyrtarizue kandidatët e saj për kryetarë në 13 komuna: Agim Veliu – Podujevë , Lutfi Haziri – Gjilan, Haki Rugova – Istog, Gazmend Muhaxheri – Pejë, Muharrem Sfarqa – Ferizaj, Imri Ahmeti – Lipjan, Burim Berisha – Fushë Kosovë, Sokol Haliti – Viti, Sali Asllanaj – Suharekë, Selim Januzi – Dragash, Bajrush Ymeri – Novobërdë, Selim Shabani – Shtime, Shaip Surdulli – Kamenicë.

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e vitit 2013 fitoi vetëm në Prishtinë, deri tash ka zyrtarizue kandidatët e saj për kryetarë në 9 komuna: Shpend Ahmeti – Prishtinë, Driton Çaushi – Gjakovë, Sami Kurteshi – Gjilan, Shemsi Elezi – Drenas, Sali Zyba – Suharekë, Bashkim Nurboja – Pejë, Selatin Retkoceri – Lipjan, Agron Avdijaj – Istog, Sali Salihu – Viti.

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, deri tash ka zyrtarizue kandidaturën e Arbër Vllahiut në Prishtinë dhe të Ardian Gjinit në Gjakovë.

Ndërkohë, Nisma për Kosovën në Prizren ka me synue pushtetin me Zafir Berishën.