Këta janë kandidatët që për herë të parë po bahen deputetë

Në përbamjen e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, ka me pasë edhe shumë deputetë, të cilët për herë të parë ulen në karrigen e Kuvendit.

Nga listat e publikueme deri tash, në përbamjen e re kanë me qenë 32 emna të ri, shkruen Gazeta Monitor.

Në mesin e tyne ka kryetarë komunash, nënkryetarë, gazetarë e pjesëtarë të shoqnisë civile.

Nga koalicioni PAN për herë të parë deputetë kanë me qenë: Mërgim Lushtaku, Andin Hoti, Evgjeni Thaci Dragusha, Bilall Sherifi, Milaim Zeka, Albulena Balaj-Halimaj, Leonora Bunjaku, Rasim Selmanaj.

Deputetë për herë të parë nga Vetëvendosje kanë me qenë: Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Adem Mikullovci, Dukagjin Gorani, Arberie Nagavci, Sami Kurteshi, Drita Millaku, Saranda Bogujevci, Frashër Krasniqi, Valon Ramadani, Fitore Pacolli-Dalipi, Qendron Kastrati dhe Arbër Rexhaj.

Të ri në Kuvend ka me pasë edhe nga koalicioni LAA: Driton Selmanaj, Lumir Abdixhiku (LDK), Imet Rrahmani (LDK), Labinot Tahiri, Valdentina Bunjaku-Rexhepi, Fidan Rekaliu, Haxhi Avdyli, Korab Sejdiu (AKR), Arban Abrashi dhe Islam Pacolli.