Këta janë kryetarët e komisioneve parlamentare nga PDK’ja

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka m’i drejtue tri komisione parlamentare në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Grupi parlamentar i kësaj partie tashma ka vendosë se kush ka me i drejtue Komisionin për Zhvillim Ekonomik, atë për Administratë Publike dhe Komisionin për Integrime Europiane.

“Epoka e re” ka mësue nga burime mbrenda PDK’s se Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik ka me u drejtue nga deputetja Sala Berisha-Shala, ai i Administratës Publike nga deputeti Nait Hasani dhe Komisioni Parlamentar për Integrime Europiane pritet me u drejtue ose nga deputetja Blerta Deliu-Kodra ose deputeti Zenun Pajaziti.

Shperndaje në: