Këta janë kryetarët ma të pasun të komunave kosovare

Disa nga ta, madje kanë edhe shuma të majme paresh nëpër bankat vendore, të cilat kapin shifrat e qindra dhe mija eurove.

Në këtë listë, të ardhuna më të majme kanë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Prizrenit, Ramadan Muja.

Muja ka ma shumë se 122 mijë euro në njanën nga bankat vendore, përderisa paga mujore të cilën ai e merr nga komuna nuk shkon ma shumë se 18 mijë e 680 euro, raporton lajmi.net.

muja

Rreth 135 mijë euro në dy banka të ndryshme, i ka edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai nga komuna merr mbi 15 mijë euro pagë, kurse rreth pesë mijë euro tjera i siguron nga meditjet dhe shpenzimet.

agffh

Keq me të ardhunat në bankë nuk qëndron edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti. Ai vozit kerr që kap vlerën e 15 mijë eurove, kurse në bankë posedon mbi 32 mijë euro. Paga, të cilën Haliti e merr si kryetar komune asht 1 mijë e 149 pagë mujore.

vitia

15 mijë e 400 euro pagë vjetore merr edhe kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili ka në bankë mbi 10 mijë e 500 euro.

Kerr luksoz vozit edhe kryetari i Klinës, Sokol Bashota, vlera e të cilës shkon në mbi 16 mijë euro. Kurse, vlen të theksohet se fëmitë e Bashotës kanë nëpër bankat vendore mbi 10 mijë euro pare të gatshme.

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, merr pagë mujore për pozitën që e mban në vlerë 1 mijë e 197 euro. Ky i fundit në banka ka të ruejtuna mbi 8 mijë euro.

Agim Bahtiri merr pagë vjetore si kryetar i Mitrovicës mbi 15 mijë e 750 euro. Kurse, dy fëmitë e Bahtirit, në vit marrin mbi 336 mijë euro.

Vlera ma të vogla të pareve nëpër banka kanë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe kryetari ma i varfën del me qenë ai i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Ky i fundit në bankë nuk ka ma shumë se 1 mijë e 400 euro.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe ai i Pejës, Gazmend Muhaxheri nuk kanë deklarue për shumat e pareve, të cilat i mbajnë nëpër banka.