Këta janë liderat qe po marrin pjesë në Vatikan

Ceremoninë e shejtnimit të Nanës Terezë, fitueses së Çmimit Nobel, murgeshës shqiptare që çoi jetën në ndihmë të “ma të varfënve nga të varfnit”, po e përcjellin nga afër mijaa njerëz nga mbanë bota.

Drejt Vatikanit kanë udhëtue edhe liderat shqiptarë, nga Kosova e Shqipnia.

Indeksonline ju sjell fotografi  të liderave të cilët tanima kanë zanë vendet e tyne në Sheshin e Shën Pjetrit ku po ndjekin nga afër shejtnimin e Nanës Terezë.

Aty ndodhen Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, lideri i AKR’s, Behgjet Pacolli, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, kreu i PD’s Lulëzim Basha dhe deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës.

 

2-liderat

 

3-liderat

 

4-liderat

 

5-liderat

 

edinishsni