Këta janë ministrat e Listës Serbe

lista serbe

Lista Serbe ka vendosë për emnat e ministrave të vet, që kanë me udhëheqë në tri ministri në Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Televizioni publik, kanali në gjuhen serbe, kanë zbulue emnat e tre ministrave që kanë me qenë në krye të tri ministrive në Qeverinë e re.

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ka me qenë Ivan Teodosijevic, i cili ka udhëheqë këtë ministri që nga mandati i kaluem.

Ministri për Kthim dhe Komunitete ka me vazhdue me qenë Dalibor Jevtic, i cili në tri mandate ka drejtue këtë ministri, ndërsa ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka me qenë Nenad Rikalo, e që aktualisht asht anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Shperndaje në: