Këta janë personat që trafikonin shqiptarë drejt Britanisë tue i mshefë në bagazhin e kerrit

Gjashtë anëtarë të nji bande, të cilët fusnin persona klandestinë në Mbretninë e Bashkueme, kane me u përballe me burg, ndërsa mësohet se kryesisht personat që ata merrnin ishin me origjinë shqiptare, shkruen Dailymail.

Lee Anderson, 46-vjeç, dhe Jason Cowley, 44-vjaç, u kapën me tre persona, njani nga të cilët ishte fëmi, në kufi të Coquelles, Francë, në Mars 2015.

Zv/Drejtori i Hetimit Penal dhe Financiar të Zbatimit të Emigracionit, David Fairclough, tha se asht e qartë se kjo bandë u përpoq me trafikue njerëz në mënyrë që të nxirrte fitime, por pa mendue për sigurinë e tyne.

Zyrtarët e Forcave të Kufinit ndaluen nji kerr në Zonën e Kontrollit në Mbretninë e Bashkueme në Coquelles, Francë, në Mars 2015 ku gjetën tre persona, mes të cilëve nji të mitun.

Lee Anderson, i cili po drejtonte kerrin dhe udhetari, Jason Cowley, u arrestuen në vendngjarje.

Pothuejse pesë muej ma vonë, në të njajtën zonë kontrolli të Mbretnisë së Bashkueme, oficerët gjetën dy burra shqiptarë të mshefun në bagazhin e nji kerri.

Hetuesit e lidhën këtë përpjekje për trafikim me rastin e tre personave që u gjetën në Birmingham.

Nji prej anëtarëve të bandës, shqiptari Eduart Karaj, 39 vjeç, i cili jetonte në Icknield Port Road u deklarue fajtor, mbasi komplotoi për me shkele ligjin e emigracionit të Mbretnisë së Bashkueme, tue tentue me kalue ilegalisht nji person që vinte nga nji vend jashtë Bashkimit Europian.

Dy shqiptarët tjerë, Ilir Hani, 44 vjeç, nga Malins Road dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç, nga Great Colemore Street, gjithashtu në Birmingham, u dënuen për të njajtën vepër penale, mbas nji gjyqi pesëditor.