Këta kandidatë të PAN’it po presin me hy në Kuvend, nëse Haradinaj formon Qeverinë

Koalicioni i përbamë nga PDK-AAK e Nisma ka me i pasë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Koalicioni i njoftun si PAN në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, e ka të drejtën për me formue qeverinë.

E, formimit të qeverisë nga ana e PAN’it kanë me mujt me ja pa hajrin kandidatët të cilët janë në pritje.

‘Indeksonline’, ka sigurue listën e kandidatëve, të cilët janë në pritje për m’u ba deputetë.

I pari në listë asht ish deputeti i PDK, Nait Hasani. Ai në bazë të votave të numërueme tue mos llogaritë ato me kusht dhe të diasporës, ka saktësisht 9181.

I dyti në listë të pritjes asht Enver Hoti nga Nisma për Kosovën. Ish deputeti i partisë se Fatmir Limajt ka marrë 8892 pa llogaritë ato me kusht dhe të diasporës,

Mbas Hotit në listë të pritjes asht Fadil Beka më 8851 vota. Lista vazhdon me dy kandidatë të AAK.

Gani Dreshaj ka 8792 vota, dhe Bekë Berisha 8734 vota. E, Rafet Rama i PDK ka 8639 vota.