Këta kanë me qenë zavendësuesit e Daut Haradinajt e Zafir Berishës në Kuvend

Tashma dihet që deputeti Daut Haradinaj ka me qenë kandidatë i AAK për kryetar të Deçanit, kurse, deputeti Zafir Berisha, ka me qenë kandidat i Nismës për Kosovën për kryetar të Prizrenit.

Simbas renditjes së votave nga rezultati i KQZ, gjithnji tue u bazue në ndamjen që ban koalicioni PDK-AAK-Nisma, del që radhën për dy deputetë të ri e kanë që të vijnë nga AAK dhe Nisma.

Nga Nisma, Zafir Berisha ka me ja lirue vendin e deputetit ish kolegut deputet, Enver Hoti, me 9,182 vota.

Kurse, deputeti Daut Haradinaj, ka me ja lirue vendin e deputetit biznismenit, Gani Dreshaj me 9,180 vota.