Këta priten me qenë Ministrat e AKR’s në Qeverinë Haradinaj (foto)

Aleanca Kosova e Re duket se asht në finalizim të emnave të ministrave të saj në Qeverinë e udhëhequn nga Ramush Haradinaj.

Nga burime mbrenda AKR’s, Metro ka mësue emnat e ministrave tjerë, përveç të Behgjet Pacollit, i cili ka me qenë Ministër i Punëve të Jashtme.

Nji befasi duket të jetë Selami Shkodra, që pritet me qenë Ministër i Punëve të Mbrendshme. Shkodra asht nji figurë jo shumë e njoftue edhe mbrenda AKR’s, por duket se nji lidhjet e tij të ngushta me Rrahim Pacollin dhe Gani Thaçin, vllaun e Presidentit Thaçi, kanë me sjellë atë në krye të nji prej resorëve ma të randësishëm në vend. Shkodra në fakt punon bashkë me Pacollin dhe Thaçin në Byron e Sigurimeve të Kosovës.

Selami Shkodra dhe Rrahim Pacolli

Emni tjetër, që AKR pritet me caktue në nji nga resorët kryesor qeveritar, në atë të Zhvillimit Ekonomik, asht Valdrin Lluka.

Ky ka punue ma herët në Agjencinë për Promovimin e Investimeve në Kosovë në kuadër të MTI’s, kur kjo ministri udhëhiqej nga Mimoza Kusari – Lila.

Ndërsa tash asht nji nga menaxherët kryesor në bizniset e Behgjet Pacollit në Kosovë.

 

Valdrin Lluka, i pari nga e djathta

Nëse Ministria e Bujqësisë ka m’u drejtue nga AKR, mbasi atë e kërkojnë edhe serbët, ministër pritet me qenë Fatmir Matoshi.

Ky asht kryetar i AKR’s në Kamenicë dhe ish kandidat për Kryetar të kësaj komune.

Fatmir Matoshi

Dardan Gashi, që dikur ishte në AKR dhe tash në Listën Rugova pritet me qenë persëri ministër i Ambientit.

Gashi ka lobue shumë që PAN me arritë marrëveshje me deputeten Teuta Rugova dhe AKR’n.

Postin e ministrit ka me pasë përmes AKR’s.

 

Shperndaje në: