Këta pritet me qenë shefat e ri të Grupeve Parlamentare

T’Ejten pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka m’u votue edhe Kryetari i Kuvendit.

Mirëpo, jo të gjitha grupet parlamentare kanë vendos se kush kanë me qenë shefat e deputetëve.

Siç mëson Indeksonline, gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës asht marrë vendim që shef i GP të jetë kandidati për Kryeministër nga kjo parti, deputeti Avdullah Hoti.

Ndërsa, në Vetëvendosje deputetëve persëri pritet t’u prijë Glauk Konjufca.

Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës pritet ta ketë po të njajtin shef të Grupit Parlamentar që kishte në legjislaturën e kalueme, Zenun Pajaziti.

Nisma për Kosovën tashma ka vendosur për shef të Grupit Parlamentar, me qenë Bilall Sherifi.

E, në Aleancën për Ardhmëninë e Kosovës ende nuk kanë vendos se kush ka me qenë shef i Grupit Parlamentar.

Të paktën kështu asht shpreh për Indeksonline, zadhanësi i AAK’s Muharrem Nitaj.