Këtë javë riformatimi i Qeverisë

Kryeministri i vendit, isa Mustafa, në koordinim me partneren e koalicionit, PDK, këtë javë pritet t’i bajë disa ndryshime në kabinetin qeveritar, të cilat janë të nevojshme mbas zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

Nji burim i mirë informuem mbrenda PDK’s ka thanë për “Epokën e re” se deri në fund të kësaj jave disa zyrtarë të PDK’s do të emnohen në poste ministrore.

Disa analistë politikë kanë shpreh skepticizëm nëse riformatimi do të mund të ndryshojë diçka në këtë qeveri.