Këtë javë takimi i tretë i qeverive të Kosovës e Shqipnisë

Qeveria e Kosovës ka me mbajtë mbledhje të perbashkët me Qeverinë e Shqipnisë të Premten, më 3 Qershor.

Lajmi i konfirmuem edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se të dyja qeveritë do të mbajnë mbledhje të perbashkët për herë të tretë në kryeqytetin e Kosovës.

Për herë të parë, kjo mbledhje asht mbajt në vitin 2014 në Prizren, ndërsa herën e dytë në Tiranë, nji vit ma vonë.

Qellim i këtyne takimve asht forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e ekonomisë, arsimit e të tjera.