Këtë javë vjen vjeshta në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka ba të ditun se vendi ynë gjatë këtyne pesë ditëve ka me qenë nën ndikimin e masave relativisht të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Pjesa e parë e ditës së Hanë ka me qenë me intervale me diell, por gjatë ditës do të ketë zhvillim të vranësinave të cilat kanë me u shoqërue me riga shiu ku nepër disa lokalitete kanë me qenë pak sa ma të theksueme.

Temperaturat minimale kanë me leviz ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e dites kanë me leviz ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

Nga dita e Martë e tutje ka me mbajë mot tipik vjeshtor me gjithë parametrat meteorologjik.

Temperaturat  minimale do të lëvizin nga 0 deri 7 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius.

Në viset malore ditën e Ejte pritet te ketë edhe vlera negative të temperaturave.

Shtypja atmosferike gjatë kësaj periudhe do të jetë rreth vlerave të normales me ngritje të lehta gjatë ditës.

Ka me  fry erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi  deri 9m/s.