Këtë ministri don me e udhëheq Labinot Tahiri!

Deri tash asht përfolë se Aleanca Kosova e Re (AKR) e Behgjet Pacollit ka m’i drejtue pesë ministri, si marrëveshje e fundit që u nënshkrue mes kësaj partie dhe koalicionit PAN.

Megjithatë, njani prej deputetëve ma të zashëm të AKR, Labinot Tahiri, i cili publikisht e ka përkrahë Ramush Haradinajn për kryeministër, ka folë edhe për ministrinë, të cilën kishte me dashtë me e udhëheq.

Por, siç duket, realizimi i dëshirës së tij ka me qenë i pamundun. Për shkak se, ‘ministrinë e zemrës’ nuk pritet me udhëheqë partia e tij (AKR).

“Nëse ajo ministri kishte me ju dhanë AKR’s dhe nëse kishtem me qenë edhe vullneti i partisë, me dëshirë kisha me e udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë, ku asht niveli ma i ulët dhe ku qytetarët vuejnë për barna esenciale”, ka thanë Tahiri për Insajderi.

Shperndaje në: