Këtë vit duhet me u ba regjistrimi i popullsisë në Veri, por a janë serbët të gatshëm për këtë?

Tashma egziston Ligji i rishqyrtuem për regjistrimin e popullsisë dhe gjatë këtij viti duhet të bahet regjistrimi i popullsisë në katër komunat veriore të Kosovës, të banueme me shumicë serbe, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Bajram Gecaj, zavendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Europa e Lirë, se Agjencia e statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, tashma duhet të punojë për organizimin e regjistrimit të popullsisë në komunat veriore të vendit.

“Megjithatë, na kemi pasë deklarime të disa përfaqësuesve të komunitetit serbë se ata nuk janë të gatshëm për këtë (regjistrimin e popullsisë në veri), edhe pse ma herët asht kërkue prej neve që kjo me ndodhë, për shkak të tana atyne problemeve që kanë qenë ma herët në lidhje me buxhetet e këtyne komunave. Por, na kemi me kqyrë se qysh kanë me shkue gjanat. Ligji asht aprovue. Pra, regjistrimi duhet me ndodhë këtë vit”, tha Gecaj.

Në anën tjetër, Slavko Simic, kryetar i Listës Serbe, subjekt ky politik që asht partner në koalicionin qeverisës në Kosovë, tue folë për Radion Europa e Lirë, ka theksue se Ligji për regjistrimin e popullsisë, në dispozita të caktueme, parasheh që të formohen Komisionet komunale për këtë çashtje dhe në krye të këtyne komisioneve kanë qenë kryetarët e komunave.

Simbas tij, kryetarët e komunave në veri, u kanë thanë deputetëve serbë të Kuvendit të Kosovës se, nuk janë plotësue ende kushtet e sigurisë, ekonomike dhe sociale, që ky ligj të zbatohet në terren. Ky qëndrim, ka thanë Simic, u asht përcjellë përfaqësuesve të institucioneve qendrore në Prishtinë.