Këtë vit, testi i arritshmënisë mbahet pa përfundue mësimi

Janë ba tana përgatitjet për organizimin e testit të arritshmënisë në bazë të planit dinamik të punës, që me 21 Maj të këtij viti testit nënshtrue mbi 32 mijë nxanës të klasave të 9’ta në vendin tonë.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde (DVS) në Ministrinë e Arsimit (MASHT), Mustafë Kadriu, ka thanë për se këtë vit testi ka me u organizue pa përfundue mësimi.

Jemi duke punuar me planin dinamik që e kemi përfunduar në fund të dhjetorit dhe sipas planifikimit testin e klasës së nëntë e kemi më 21 maj 2016. Tash bëhet pyetja pse bash në maj kur akoma janë nxënësit në mësim, por edhe në shumë vende gjatë procesit të mësimit i organizojnë testet. Kjo datë është mjaft e përshtatshme sepse pas përfundimit të rezultateve, në momentin kur nxënësit e përfundojnë shkollën i marrin edhe pikët e testit dhe mandej iu hapet mundësia e vazhdimit të shkollimit të mëtutjeshëm”, ka deklaruar ai.

Kadriu ka deklarue se tani janë tue u hartue pyetjet e testit dhe ka shtue se modeli i hartimit të pyetjeve asht tue shkue në drejtim të asaj që sa ma shumë të ketë pyetje praktike në mënyrë që të dihet qartë në fund të testit se a asht mësue landa e caktueme.

Për klasën e nëntë testi organizohet një ditë në katër fusha: në fushën e gjuhës shqipe dhe gjuhë angleze 25 pyetje, 20+5, histori gjeografi 25 pyetje, matematikë dhe informatikë 25 pyetje dhe shkencave natyrore 25 pyetje që jep me kuptua 100 pyetje gjithsej. Maksimumi i pikëve që marrin nxënësit është 100. Këtu nuk ka kalueshmëri por arritshmëri ”, tha ai.

Testi i arritshmënisë këtë vit në vendin tonë organizohet me 21 Maj, rezultatet shpallen me 27 Maj, derisa afati i ankesave asht deri me 1 Qershor.