Këto foto asnjiherë s’i keni pa, kjo asht jeta në Korenë e Veriut

Koreja e Veriut asht vendi ma misterioz në botë, për të cilin thuren histori të ndryshme.

Dhe ata pak persona që arrijnë m’u futë mbrenda kufijve të këtij vendi, e kanë rreptësisht të ndalueme me fotografue – që do të thotë se pak kush nga perëndimi mundet me pa realitetin e Koresë së Veriut.

Fotografi Tariq Zaidi që kishte udhëtue nga Dandong përgjatë kufinit kinez, kishte arritë m’u futë në Pyongyang.

Gjatë nji interviste dhanë të përditshmes Mirror, Tariq ka thanë se gjithçka çka kishte arritë me pa me sy e ka dokumentue edhe me fotografitë e shkrepuna – tue pranue se njerëzit kënaqeshin tue shijue ushqimin, birrat, derisa fëmitë shkonin në shkollë dhe zhvillohej nji jetë normale.

Por, ai dyshon se në ato zona që asht lejue me fotografue mund të jenë rregullue nga autoritetet e sigurisë që të duket nji vend i zakonshëm si cdo vend tjetër i botës.

“Atë çka shihni në këto foto i kam pa edhe më sy – nuk e di nëse kishte diqka të orkestrueme”, ka shtue ai.

Shperndaje në: