Këto ishin fjalët e fundit të laburistes Jo Cox para se të vdiste

“Dhimbja ime asht shumë e madhe” këto ishin fjalët e fundit të deputetes britanike Jo Cox para se me ndërrue jetë.
Ajo u sulmue me thikë dhe armë nga nji person pranë nji librarie në Bristol, shkruen TheSun.

Ghulam Maniyar, baba i asistentes së deputetes, Fazlia Aswat tha për ITVNews se, vajza e tij, e cila ishte e mbulueme (simbas Islamit), në atë kohë ishte së bashku me deputeten.

“Ato po largoheshin nga zyrja, shkuen në treg, ndërsa deputetja gjendej në karrigen e mbrapme të kerrits. Kerri u ndalue mbasi Jo vendosi me dal jashtë. Vajza ime nuk e dinte se ajo ka me u qëllue mbasi sulmuesi ka qenë tue pritë jashtë në vendin ku ndodhi ngjarja”, shpjegon ai.

Baba i asistentes së vajzës e përshkruen momentin kur e bija e mbante në krahë deputeten. “Ajo tha se plaga ishte shumë e randë. Kishte shumë gjakë. Ajo i kërkoi asaj që me u çue, por përgjigja e deputetes ishte kjo “ Jo, dhimbja ime asht shumë e randë, Fazlia”, citon babai, vajzën e saj.