Këto janë 2 gabimet e Slobodan Milosevic, na i kallxon Vucic

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, ka pranue se Sllobodan Milosevic ka ba dy gabime të pafajshme në kohën që ishte President i Serbisë.

Shefi i egzekutivit thekson se dy gabimet e Milosevic’it janë fakti që ai e ka fut Serbinë në konflikt ushtarak dhe që ka krye vrasje me motivacione politike.

“Nuk duhet me hy në konflikt pa nji qëllim dhe pa nji strategji dhe me dal i dështuem.. E dyta, nuk mund me fajësue atë direkt, e as me i komentue vendimet e gjykatës, por mendoj se asht gjithmonë keq kur ndodhin vrasje me motivacione politike”, tha Vucic.

Kryeministri serb e cilëson Milosevic’in si nji burrë shteti, që kishte qëllime të mira për me mbrojtë popullin por me rezultate të këqija.

I pyetun nëse ish-Presidenti ishte fajtor për luftnat e shkaktueme, Vuçiç deklaron tha, “Nuk mendoj që ai asht fajtori kryesor për luftnat e shkaktueme. Në çdo rast, ka qenë gabim me hy në luftë. Ishte dashtë me u tregue ma i mençun se po e drejtonte shtetin”.