Këto janë 8 kerret ma të besueshme në SHBA

Janë publikue në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, rezultatet e anketës vjetore mbi raportet e besueshmënisë ndaj kerreve, të konsumatorëve amerikanë.

Anketa bazohet në informacionin e mbledhun nga kompani që zotnojnë dhe japin me qera mbi gjysë milioni kerre, me modele nga viti 2010-2017, ku përfshihen mbi 300 modele.

Në anketë renditen plot 28 marka prodhimi kerresh, ku tetë të parat klasifikohen si ma të besueshmet, nga 09-18 klasifikohen si të besueshme dhe 11 të fundit klasifikohen si ma pak të besueshme.

Edhe këtë vit, Lexus dhe kompania e saj “nanë” Toyota, kryesojnë renditjen e markave ma të besueshme të kerreve në SHBA.