Këto janë arritjet e Qeverisë simbas Kryeministrit Mustafa

Përmes nji postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Isa Mustafa u asht drejtue sot qytetarëve të vendit me nji listë, simbas tij, arritjesh të qeverisjes së tij. Ai dje deklaroi se ka përmbush mbi 90% të premtimeve të dhana gjatë fushatës që e solli në krye të Qeverisë së vendit.

Kjo asht lista jo e shkurt e arritjeve, që Kryeministri ia atribuon qeverisjes së tij:

Qytetarë të nderuar, Me respekt po ju informoj se këto janë disa nga të arriturat e Qeverisë që unë e drejtoj, në vitin 2015, në fushën e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të ligjit:
– Pavarësimi i plotë i legjislativit, me ndryshimet e Kushtetutës dhe ligjeve;- Integrimi i komunave veriore në sistemin e drejtësisë dhe shpërbërja e strukturave të mbrojtjes civile; – Përgatitja dhe procedimi i 80 projektligjeve në Kuvendin e Kosovës;- Reformat e rëndësishme në administratën publike. – Përmirësimi i financimit dhe infrastrukturës fizike të prokurorisë dhe gjyqësorit ;- Punë e vlerësuar lart e Policisë së Kosovës në menaxhimin e të gjitha situatave;- Qeveria ka qartësuar qëndrimin e saj se nuk do të lejojë në asnjë rast që njerëzit e lidhur me korrupsion dhe krimin e organizuar të jenë pjesë të saj ose të organeve që ajo i emëron. Është bërë ndryshimi i Ligjit për Prokurim Publik, kompletimi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ndryshimet në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, përgatitja e platformës për fillimin e prokurimit elektronik nga viti 2016, suspendimi i shërbyesve civil ndaj të cilëve ishin ngritë aktakuza; – Për herë të parë Agjencia Kosovar e Privatizimit bëri transparente rastet e uzurpimeve të pronave shoqërore. Po bëhen transparente edhe rastet e privatizimeve.- Rishikimi nga Qeveria dhe ministritë i vendimeve dhe kontratave të cilat mund të cenojnë konkurrencën apo mund tu shërbejnë monopoleve dhe grupeve të interesit;- Kuvendi, me propozim të Qeverisë, aprovoi Ligjin, i cili ndalon bashkimin e qytetarëve tanë në konflikte të jashtme. – Qeveria aprovoi strategjinë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm që qon në terrorizëm;- Policia, AKI, organet e drejtësisë janë treguar efikase në parandalimin e shkuarjes së individëve nga Kosova në konfliktet e jashtme. Për 7 muajt e fundit nuk është shënuar asnjë rast i bashkangjitjes në konflikte të jashtme.