Këto janë denimet për secilën shkelje që bani tash në komunikacion!

Gjobat e reja për “Kundërvajtje në komunikacion” janë rritë në mënyrë enorme në raport me ato që janë aplikue deri tash.

Me ligjin e ri gjobat për shkelje të rregullave të komunikacionit shkojnë deri në 900 euro.

Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili ka hy në fuqi nga e Marta (dje), ka parapa denime mjaft të nalta për shoferët që bajnë shkelje në komunikacion.

Ky ligji i cili asht proklamue nga Ministria e Infrastrukturës (MI) ka me rritë sigurinë në trafik.

Por simbas ekspertëve të komunikacionit, ky ligji ka me sjellë vetëm konflikte në rrugë, ikje nga proceset gjyqësore.

Prandaj, simbas tyne, ky ligj duhet urgjentisht me u kthye në Qeveri në mënyrë që me punue grupi i ekspertëve jashtë institucioneve shtetnore tue respektue standardet europiane.

Simbas ligjit të ri, në mungesë të patentë shoferit gjatë vozitjes nji pjesëmarrës në komunikacion ka me u denue me nga 200 deri në 1500 euro.

Gjithashtu edhe nëse shpejtësia e lëvizjes mbrenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejueme, të përcaktueme me rregulla të përgjithshme, atëherë denohet për “Kundërvajtje” me gjobë prej 300 deri në 900 euro, ku përveç gjobës atij i shqiptohet masa mbrojtëse “Ndalim i të drejtuemit të mjetit me veprim motorik” në kohëzgjatje prej së paku nji (1) viti, si dhe i shqiptohen pesë (5) pikë negative.

Ndërkaq për kambësorët që kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve ku nuk asht e lejueme, atëherë denimi ka me qenë 20 euro.

Ligjin e ri mundeni me lexue KETU.