Këto janë disa arsye pse Thaçi del n’konferencë për media!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka me mbajtë sot nji konferencë për shtyp, rreth orës 15:00

Kjo asht ndër herët e rralla që ai ban nji gja të tillë.

Klan Kosova meson se ai ka disa gjana interesante për me i thanë, në këtë organizim të jashtëzakonshëm medial.

 Thaçi pritet që në këtë paraqitje me i kërkue drejtësisë kosovare, respektivisht prokurorisë së shtetit me hetue shumë zhvillime jo të mira që kanë ndodh në vend, nga mbaslufta e këndej, të cilat nuk janë zbardh asnjiherë.

Në radhë të parë asht hetimi i atentatit ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, që po ashtu s’asht ndriçue kurrë.

Pos kësaj, ai ka me kerkue edhe investigimin e disa vrasjeve të mbasluftës, shpeshherë të cilësueme si politike.

Ma tutje ai ka me kërkue nga prokuroria hetim serioz të dhunimeve që forcat e ndryshme serbe kanë krye ndaj femnave shqiptare gjatë luftës, por edhe krimeve tjera të kryeme nga regjimit i Slobodan Miloshevic’it në Kosovë.

 Si pikë e katërt e konferencës së tij mesohet se do të jetë investigimi i vrasjes së 14 serbëve në Grackë të Lipjanit, e po ashtu edhe i vrasjeve tjera të pjesëtarëve të këtij komuniteti, mbas luftës së Kosovës, që mori fund në Qershor 1999.