Këto janë efektet e ligjit të ri të trafikut

Ashpërsimi i gjobave për shkelësit e ligjit në komunikacion asht i mjaftueshëm për uljen e numrit të aksidenteve. Simbas ekspertëve vendorë, përveç ashpërsimit të gjobave duhet të bahet edhe edukimi i pjesëmarrësve në komunikacion, si dhe të pamundësohet marrja e patentë shoferit pa meritë.

Me ngritjen e gjobave, hidhet dyshimi edhe për ngritjen e korrupcionit te policia e trafikut e sidomos te egzaminerët.

Një javë ma parë, autoritetet e Kosovës kanë nisë zbatimin e Ligjit të ri për Komunikacionin me gjoba të trafikut deri në 1000 ose më shumë euro, të cilat konsiderohen të papërballueshme për shumicën dërmuese të qytetarëve të vendit.

Ky ligj, simbas ekspertëve të komunikacionit, nuk ka shkue në korrelacion me mundësitë ekonomike që ka vendi, e aq ma pak me pakon tjetër përcjellëse që e ban ligjin të zbatueshëm, shkruen gazeta ‘Zeri’.

Edhe pse qëllimi i ligjit asht që të ndalen vdekjet në komunikacion që kanë marrë përmasa tragjike, tue shkue në mbi 2000 për 15 vjet, ekspertët e komunikacionit shprehin dyshim që ligji përveç rritjes së gjobave e rrit edhe korrupcionin, së pari te egzaminerët e mandej edhe te policia e trafikut.