Këto janë fjalët e shkrume nga Mustafa në Librin e zisë për Bajram Rexhepin (foto)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u nënshkrue në Librin e zisë të hapun në ndërtesën e Qeverisë, për nder të ish-Kryeministrit të dalë nga zgjedhjet e para të mbasluftës në Kosovë, Bajram Rexhepi.

Kryeministri Mustafa ka shpreh respektin për kontributin dhe përkushtimin e ish-kryeministrit Rexhepi në ndërtimin e institucioneve demokratike në vend.

“Bajram Rexhepi, ish kryeministri i Kosovës meriton respektin dhe përkuljen tonë. Është njeriu që punoi për Kosovën, për pavarësinë e saj dhe ngritjen e institucioneve demokratike. Frymëzoi me afërsinë, sinqeritetin dhe vendosmërinë e tij. E kujtojmë me respekt”, ka shkrue Kryeministri Mustafa, në Librin e zisë.