Këto janë fjalët prekëse të burrit të deputetes së vrame!

Burri i deputetes laburiste, Jo Cox, e cila ndrroi jetë mbas nji sulmi me armë, ka ba nji postim me fjalë mallëngjyese.

41­vjeçarja nanë e dy femive, e cila u ba deputete nji vit ma parë, humbi jetën në spital mbasi u qëllue në Leeds afër zyrës së saj.

Deshmitarët thanë se autori ndodhej në zyrën e saj para se ajo të mbërrinte dhe ta qëllonte tri herë.

Mediat nderkombëtare shkruejnë se mbasi e qelloi me nji plumb në kokë dhe dy herë të tjera në trup, ai nisi ta godiste me nji thikë të madhe.

Burri i saj, Berndan Cox postoi nji foto të grues së tij pak orë mbas ngjarjes.

Ai i kërkon njerëzve me luftue kudër urrejtjes, që vrau Jo.

“Sot asht fillimi i nji kapitulli të ri në jetën tonë. Ma i veshtirë, ma i dhimbshëm, ma pak i gëzueshëm, ma pak i mbushun me dashni.

Unë dhe miqtë e Jo dhe familja e saj kemi me punue çdo moment të jetës me dashurue dhe edukue femijët tanë dhe me luftue kundër urrejtjes që vrau Jo.

Jo besonte te nji botë ma e mirë dhe ajo luftoi për këtë gja çdo ditë të jetës së saj”, shkruen ai.

Policia ka arrestue nji 52-vjeçar të quejtun Tommy Mair si autorin e dyshuem të vrasjes.