Këto janë gratë e pasuna të Kuvendit të Kosovës

Edhe pse janë pak në numër, gratë deputete të Kuvendit të Kosovës doket se qëndrojnë mjaftë mirë ekonomikisht.
Ndër deputetet ma të pasuna simbas raportit të Agjencisë Kundër Korrupsion të Kosovës asht Time Kadriraj, shkruen Gazeta Fjala.

Kursimet e deputetes Kadrijaj në bankë kapin vlerën prej 30 mijë eurove, e keq nuk qëndron as me hymjet vjetore, ajo merr 23 mijë euro nga paga dhe meditjet në Kuvendin e Kosovës.

Përveç saj, edhe Teuta Haxhiu ka pasuni të bollshme, simbas deklarimit të bamë.

Vlera e pasunisë së paluejtshme të saj asht 300 mijë euro, po ashtu asht në procedurë për me ble nji banesë prej 40 mijë eurove. Ajo që qëndron mirë nga gratë e Partisë Demokratike të Kosovës asht Margarita Kadriu.

Pasunia e trashëgueme e saj ka çmimin 350 mijë euro, ndërsa ka 100 mijë euro kursime në bankë, e i ka të huazueme 160 mijë euro, shkruen Gazeta Fjala.

Kolegia e Kadriut, Labinotë Murtezi – Shala ka deklarue afër gjysë milioni euro toka e shtëpi, të cilat thotë se janë ble nga vjehrri i saj.

Ajo me paret nga paga si deputete ka arritë me ble nji kerr Golf, ndërsa kerrin tjetër Passat e traktorin ja ka sigurue vjehrri. Kushtet, mirë ekonomiksht i ka edhe Flora Brovina.

Banesa e saj ka çmimin 65 mijë euro, ndërsa të hyme vjetore ka 25 mijë euro.

Ajo që dallohet nga shoqet e saj të PDK’s, për shkak të pasunisë së vogël asht Ganimete Musliu.

Krejt çfarë ka deklarue deputetja janë 7 mijë euro kursime në bankë.

Ndërkaq nga radhët e minoriteeve ajo që ka regjistrue pasuninë me shifra të mëdha në AKK asht Duda Balje, lokali, banesa e saj e toka bajnë 500 mijë euro.

Vozit nji kerr “Tojota” që ka vlerën prej 12 mijë eurove, derisa ka 31 mijë euro të hyme vjetore.

Ndërkohë, Jelena Bontic i ka 72 mijë euro në bankë, ka kerr 10 mijë euro, hymjet vjetore të saj janë 24 mijë euro tue i përfshi pagat dhe meditjet.

Ajo që duhet me kalue kah bankat në vendin tonë çdo muej për me i pague këstet asht Albulena Haxhiu. Vlera e kredisë së saj asht 9 mijë euro.

Në Vetëvendosje doket se Haxhiu nuk asht e vetmja që asht në kredi. Edhe Aida Dërguti ka detyrime financiare në vlerë prej 29 mijë eurove.

Kredi prej 8 mijë eurove për blemjen e garazhes dhe të banesës duhet me pague edhe Vjosa Osmani.

Ndërsa, edhe Melihate Tërmokolli e Blerta Deliu janë në kredi.

Tërmokolli duhet me pague 18 mijë euro e Deliu 10 mijë euro