Këto janë institucionet që kompania britanike ka me ndihmue Kosovën në përzgjedhjen e udhëheqësve

Më 17 Tetor 2016, në kuadër të projektit “Fuqizimi i qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhanies të institucioneve të Kosovës”, Ambasada Britanike ka nënshkrue kontratë me kompaninë BDO LLP në partneritet me kompaninë A&DC, për m’i ndihmue institucionet e Kosovës në rekrutimin e kandidatëve për pozita të nalta të institucioneve publike të Kosovës.

Kompania BDO LLP asht dega e kompanisë ndërkombëtare BDO në Britani të Madhe, njofton Ambasada e këtij shteti përmes nji njoftimi për media. Simbas njoftimit, kjo kompani asht pjesë e 5 rrjeteve ma të mëdha të shërbimeve profesionale në botë, e cila ka përvojë për ma shumë se 30 vjet në dhanien e asistencës teknike.

“Kompanitë BDO dhe A&DC janë përzgjedhë mbas nji procesi konkurrues të tenderimit. Së bashku ato kanë përvojë të konsiderueshme në menaxhim dhe këshillim të proceseve të rekrutimit. Në bashkëpunim me institucionet përkatëse të Kosovës, kompania BDO në bashkëpunim me A&DC ka me qenë përgjegjëse për pregaditjen e listës së ngushtë të kandidatëve ma të mirë për me u përzgjedhë në pozitat e nalta të shpalluna, listë e cila ka me u përpilue përmes nji procesi transparent dhe të paanshëm rekrutimi”, thuhet në njoftimin për media.

“Përzgjedhja përfundimtare e kandidatit/es ka me u ba nga institucionet e Kosovës. Kompania BDO në bashkëpunim me A&DC ka me monitorue dhe këshillue kolegët vendas me praktikat ma të mira të rekrutimit dhe komunikimit të rezultateve të proceseve të rekrutimit te institucionet përkatëse dhe te publiku i gjanë”, thuhet në njoftim.

Ky asht projekt i përbashkët me Parlamentin e Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës. Të tre palët janë dakordue për nji listë prej 30 pozitave të lira mbrenda 20 institucioneve të Kosovës, të cilat kanë me u rekrotue para fundit të muejit Mars në vitin 2017.

Lista e pozitave për rekrutim asht si ma poshtë:

Drejtor i Doganës së Kosovës
Kryetar i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë
Anëtar i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë
Bordi i KEK-ut
Bordi i Telekomit të Kosovës
Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme
Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë
Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë
Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Edukimit
Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim
Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë
Sekretar Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Pronë
Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë Kosovare për Pronë
Drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore
Drejtor i Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim
Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Akreditim
Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve
Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë e Shoqërisë së Informacionit

Qëllimi thelbësor i kësaj përkrahje asht krijimi i nji administrate publike më profesionale, të pamvarun dhe transparente me fokus të fuqishëm që me marr vlerë ma të madhe për pare, dhe po ashtu shpenzimin e duhun të pareve publike dhe njikohësisht ndërtimin e besimit në institucionet publike. Ma konkretisht, ky projekt synon me vendosë standarde të reja për proceset e rekrutimit të pozitave publike në Kosovë.

Me këtë rast, ambasadori britanik Ruairí O’Connell tha se nepotizmi dhe klientelizmi janë probleme për Kosovën.