Këto janë kërkesat e Pacollit për LDK’n, VV’n dhe PAN’in!

I pari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thanë se asht pikërisht koalicioni PAN, të cilët edhe sot kanë bllokue seancën.

Pacolli ka shtue se ai dhe AKR, e kanë vnue në vend të parë interesin e qytetarëve tue kërkue kështu nga të gjithë akterët politikë që të bajnë të njajtën gja.

Ky asht postimi i plotë:

Edhe sot, pa ndodhur asgjë kaloi vazhdimi i seancës që u karakterizua me bllokadën nga koalicionit PAN. Unë dhe AKR, interesin e Kosovës dhe tē qytetarëve e kemi vënë në radhë të parë dhe kërkoj nga të gjithë akterët politikë që të bëjnë të njëjtën gjë dhe të mos kalkulojnë. Për mua dhe AKR, është me rëndësi që sa më shpejtë të formohen institucionet e shtetit dhe të fillojë implementimi i detyrave që kanë mbetur peng e arrogancës politike. AKR nuk ka ndërruar pozicionin e vet dhe jemi koherentë me propozimet tona që i kemi dhënë nga dita e parë. Ne e kemi identitetin tonë si parti liberale që ka parim zgjidhjet, dhe jo krizën, shtetin dhe qytetarin mbi partitë politike. Zgjidhje të qëndrueshme po kërkojnë edhe miqtë ndërkombëtarë. Unë nuk bëjë ultimatum, ultimatumin e vërtetë për zgjidhjen e krizes e përcakton ekonomia: e përcaktojnë humbjet dhe dëmi ekonomik që po i shkaktohet Kosovës cdo ditë (vetem deri tani 138 milion euro më pak vetëm nga FMN). Unë thjesht dua të shoh lëvizje politike nga LDK-ja dhe VV-ja që të formalizojnē marrëveshjen që do i jepte fund krizës politike kurse nga PANI sa ma shpejtë të vijnë në Seancë e mos ta cazhdojnë bllokadën. Unë u bëj thirrje edhe mediave dhe shoqërisë civile që kanë përgjegjësi të mëdha, që të japin kontributin e vet në mênyrë konstruktive për zgjidhjen e këtij ngërçi. Le t’ja përkujtojnë klasës politike pasojat ekonomike të krizës dhe të mos merren me konspiracione