Këto janë masat e rrepta të sigurisë në Shesh

sheshipolicet

Policia e Kosovës ka vendos masa të rrepta sigurie në sheshin “Skënderbeu”, në ditën kur pritet të inaugurohet presidenti i ri, Hashim Thaçi.

Ceremonia pritet me fillue n’ora 11:00, ndërsa për të marrë pjesë në ceremoninë e Hashim Thaçit president janë shpërnda rreth 1300 ftesa, derisa pjesëmarrjen deri më tash e kanë konfirmu mbi nji mijë të ftuem.

Presidentë, kryeministra, ministra e ambasadorë të vendeve mike të Kosovës, asht thanë se do të jenë të Premten në sheshin “Skënderbeu”.

Thaçi, dje bani betimin si president para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Shperndaje në: