Këto janë milionat që Kosova i merr për MSA’n

msabe

Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit shihet si mundësi e mirë për Kosovën në kryemjen e reformave dhe krijimin e mundësive për tregti dhe investime e qasje në fonde të BE’s.

Kurse humbjet doganore do të kompensohen me ndihmën financiare që Kosova do ta marrë nga BE në shumën prej rreth 650 milionë eurove.

Me hymjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Europian dhe Kosovës nis rrugëtimi drejt tregjeve europiane.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje të parë kontraktuale me BE’n vlerësohet si mundësi e mirë për prodhuesit kosovarë, mbasi që kjo marrëveshje u mundëson bizniseve që produktet e tyne t’i eksportojnë në tregun europian pa asnji tarifë doganore, po ashtu qasje në fondet milionëshe të BE’s.

Por, hymja në fuqi e kësaj marrëveshjeje nënkupton edhe ranien e të hynave nga doganat për rreth 20 milionë euro në vitin e parë, të cilat do të kompensohen deri në vitin 2020 nga mbështetësit financiarë, që Kosova do t’i marrë nga Bashkimi Europian rreth 650 milionë euro.