Këto janë Ministritë të cilat ka me i drejtue AAK!

Sot u nënshkrue marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR’s.
Në bazë të kësaj marrëveshje AKR ka me drejtue pesë ministri, dhe do ta ketë edhe Zavendëskryeministrin e parë.

Burime të lajmi.net mbrenda PAN’it bajnë të ditun se Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) përveç postit të Kryeministrit ka  me drejtue edhe tri ministri.

Fjala asht për Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kurse AKR ka me udhëheqë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, të Punëve të Mbrendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapsinor, të Bujqësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Në marrëveshje gjithashtu asht vendos që edhe posti i Presidentit mbasi ka me i përfundue mandati Hashim Thaçit, me i takue Behgjet Pacollit.