Këto janë ndryshimet në ligjin e ri për patent-shofer

Nuk ka ma dilemë. Qytetarëve të Kosovës, që duen të pajisen me patentë-shoferë, kanë me pague ma shtrejtë. Me ligjin e ri të miratuem në Kuvendin e Kosovës, nga 16 orët sa duhej mbajtë për kategorinë B, asht rritë në 20.
E bashkë me to, asht rritë edhe çmimi e kërkesat për dokumente, të cilat duhet me i pasë kandidatët.

Për me marrë patent-shoferin, qytetarët duhet të paguajnë 90 euro taksa tjera shtesë, derisa për nji vërtetim 24 euro. Kontrolla mjekësore, pritet me kushtue 20 euro, ndërsa për certifikatën e Kryqit të Kuq 15 euro. Shuma 20 euroshe, ka me qenë totali për paraqitjen e dy provimeve, raporton Gazeta Fjala.

Në Ministrinë e Infrastrukturës, thonë se që nga 26 Qershori ligji asht në fuqi dhe asht tue u punue simbas tij.

“Ligji për patentë shofer asht miratue, me 10 Qershor asht publikue në Gazetën Zyrtare të Kosovës, prej 26 Qershorit 2016 asht në fuqi dhe asht tue u punue simbas këtij ligji”, thonë për Gazetën Fjala, zyrtarë për informim në MI.