Këto janë ndryshimet që Trump pret me i ba për 100 ditë si President!

Donald Trump i ka ba të dituna veprimet e tij të para që e ka në plan me i marrë si President i SHBA’ve.

Trump i ka përmend disa pika të cilat simbas tij janë urgjente dhe se bashku me stafin e tij ka me veprue konkretisht në 100 ditët e tij të para si President.

Plani i parë i Trump asht tërheqja nga TEC (Tregtia Transpacifike) që simbas tij asht nji fatkeqësi e vendit.

Në vend të kësaj marrëveshje, Trump ka thanë se ka me negociue nji marrëveshje të ndershme bilaterale që vendit me i sjellë shumë vende të reja të punës.

Plani i dytë i Trump asht tërheqja e kufizimeve në prodhimin e energjisë në SHBA që poashtu simbas tij, ka me sjellë rritje të madhe të vendeve të punës.

Synim tjetër i Trump në fillimin e punës së tij asht edhe parandalimi i sulmeve kibernetike për të cilin plan ka me shpenzue qinda miliona dollarë.

Për 100 ditëshin e parë, si synim asht edhe fillimi i hetimeve të keqpërdorimit të vizave që simbas Trump ky fenomen po e shkatërron Amerikën.