Këto janë pak vendet ku kosovarët munden me udhëtue pa viza!

Premtimi prej krejt pushteteve, që nga shpallja e pamvarësisë së Kosovës, se banorët e shtetit ma të ri në Europë shumë shpejt kanë me udhëtue pa viza, tash e tetë vjet ka mbet i parealizuem.

Simbas zyrtarëve të BE’s, liberalizimi i vizave për shtetin ma të ri n’Europë, po ndodh sepse institucionet e Kosovës nuk po i realizojnë detyrat e shtëpisë, veçanërisht theksohet mungesa e luftës ndaj korrupcionit.

Njani prej kushteve tjera të vëna si kusht për liberalizim të vizave, asht edhe demaskimi i kufinit në mes Kosovës dhe fqijit të tij perëndimor, e që zgjidhja e tij nuk po duket në horizont, për shkak te dallimeve diametralisht të kundërta të pozitës dhe opozitës në Kosovë.

E derisa nuk kanë të drejtë me udhëtue pa viza në zonën Shchengen, banorët e shtetit të ri munden me udhëtue lirshëm në disa shtete.

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), ka thanë se Kosova ka marrëveshje të lëvizjes së lirë me disa shtete të cilat lejojnë udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.

Simbas zyrtarëve të MPJ’s qytetarët e Kosovës munden me udhëtue pa viza në: Shqipni, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi, Dominika, Ekuador, Gambia, Haiti, Mikronezi, Niue, si dhe në Shën Vincent & Grenadines.