Këto janë pamje të momentit kur njani nga sulmuesit gjuen drejt udhëtarëve!

Mediat turke kanë publikue fotografi të njanit prej terroristëve që ishte tue qëllue me kallashnikov ndaj udhëtarëve n’aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, Ataturk.

Mbasi hapi zjarr, terroristi hodhi veten n’erë, mbasi në trup mbante nji brez eksplozivi.

Si duket edhe në foto, vrima në dysheme asht krijue nga shpërthimi vetëvrasës. Kanë qenë tre kamikazë që qëlluen fillimisht me armë dhe më pas vetëshpërthyen tue shkaktue 36 viktima dhe mbi 140 të plagosun.

Mes të plagosunve ka edhe efektivë policie. Dyshohet se mbas këtij sulmi fshihet grupi terrorist i ISIS, ndërsa raportohet se terroristët shkuen n’aeroportin Ataturk me taksi, nji skenar i ngjashëm ky me atë të sulmeve n’aeroportin e Brukselit, Nandorin e 2015.

Nuk asht e konfirmueme, por disa media turke shkruejnë se sulmuesit kanë pasë bashkëpunëtorë e mendohet se njani prej terroristëve asht arrestue.

Ndërkohë, fluturimet n’aeroportin e Stambollit kanë rinis normalisht.

 

2-pamjet

 

3-pamjet

 

4-pamjet

 

5-pamjet