Këto janë pasojat e protestës në Mushtisht

24 protestues janë arrestuem, katër policë janë lënduem, dy prej të cilëve janë në gjendje të randë.

Këto raportohet të jenë pasojat e protestës së sotme në Mushtisht të Suharekës.

KosovaPress raporton nga vendi i ngjarjes se të lënduem lehtë ka pasë edhe nga ana e protestuesve, për të cilët Policia thotë se janë lëndue nga vetë protestuesit tue gjuejt në drejtim të policëve. 

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tha se qëllimi i Policisë ka qenë të lirohet rruga, dhe simbas tij, ata kanë arritë me lirue atë, por kanë qenë serbët që vullnetarisht kanë kërkue të mos hyjnë në fshat, për shkak se kanë konsiderue se janë vonue në pritje.