Këto janë pasojat e tërmetit në Itali

Raportimet e fundit nga mediat ndërkombëtare thonë se tërmeti i këtij mëngjesi la pa kulm mbi krye 20 mijë italianë.

Tre njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në qytetin Mache në Tolentino të Italisë, mbas tërmetit që goditi me magnitudë 6.6, shkruen The Guardian.

Shumë njerëz kanë qenë tue flejt nëpër kerre, mbas paralajmërimeve për tërmet.

“Asht nji katastrofë. Isha tue flejt në kerr dhe pash ferrin me sy”, asht shprehë Marco Rinaldi, kryetar i qytetit Ussita.

Aleandro Petrucci, kryetar i Aruqata del Tronto, ka deklarue se qyteti i tij nuk egziston ma.

“Nuk ka mbet ma asgja. Gjithçka asht shkatërrue”, ka thanë ai.

Rpoartimet e fundit thonë se janë rreth 10 njerëz të lënduem deri tash, por nuk raportohet për të vdekun.