Shqipnia me përfitime marramendëse prej trafikut të drogës

albania-droga

Tregu i drogës n’Europë gjeneron 24 miliardë euro në vit.

Kjo asht gjetja e raportit të Komisionerit për Çashtjet e Mbrendshme në BE.

Ai gjithashtu thekson se nuk asht i vetmi aktivitet i paligjshëm që sjell përfitime për krimin e organizuem, tue shtue edhe terrorizmin dhe trafikimin e qenieve njerëzore në to.

Raporti u publiku nga Komisioneri Dimitris Avramopulos.

Raporti asht publiku si nji udhërrëfyes për Europolin dhe policitë e tjera të BE’s.

Në të vlerësohet se aktivitetet e paligjshme sjellin mbi 30 miliardë euro në vit për organizatat kriminale, ku pjesën ma të madhe e zë droga.

Në këtë raport shkruhet se droga mbetet problemi kryesor që kercënon ligjin në vendet e BE’s dhe më pas terrori me trafikimin e qenieve njerëzore.

Simbas këtij raporti, 38 % të tregut të drogës e zanë bimët narkotike, pra kanabisi që gjeneron 9.3 miliardë euro çdo vit fitime për trafikantët dhe prodhuesit.

Po kështu, me gjithë operacionin policor në Lazarat, Shqipnia zanë perseri vendin e parë n’Europë për prodhim kanabisi dhe shitjen e tij në tregjet e paligjshme europiane.

Mbas saj vjen Holanda, ku ky mall distribuohet, tue shkel shumë herë edhe ligjet për konsumin e tij.

Edhe Çekia zanë nji pjesë të randësishme të këtij tregu së bashku me Marokun, Spanjën dhe Afganistanin.

Në vend të dytë, droga që sjell ma shumë të ardhuna del të jetë heroina.

Ajo zanë 28 % të këtij tregu tue gjenerue 5.8 miliardë euro në vit.

Me gjithë operacionet e mëdha që janë ba pergjatë vitit 2015, ku u sekuestruen ma shumë se 3300 tonë heroinë anembanë Europës, trafikantët e saj kanë gjetë shtigje të reja.

Heroina që rrjedh prej opiumit, vjen nga vendet e Kaukazit përmes Turqisë, Shqipnisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket vendit të tretë, atë e zanë kokaina, e cila ka 24 % të tregut me 5.7 miliardë euro çdo vit.

Me pas vijnë afetamina dhe metamfetamina me 8 % dhe 1.8 miliardë euro në vit.

Mbas tyne renditet ekstazi me 2 % dhe disa substanca të tjera psikoaktive. /panorama/