Këto janë postet të cilat kanë me i takue Nismës, nëse ‘krahu i luftës’ formon Qeverinë

nismaa

Nisma për Kosovën mundet me ja pa hajrin koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA.

Krahu i luftës siç po quhet ky koalicion ka arritë mbramë në momentet e fundit marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Në bazë të kësaj marrëveshje, partia e Fatmir Limajt ka me pasë nji post të zv/kryeministrit.

‘Indeksonline’, mëson se këtij subjekti ka me i takue tri deri katër poste ministrore, nëse ky bllok e formon Qeverinë e ardhshme.

Po ashtu, simbas kësaj marrëveshje Partia Demokratike e Kosovës, nuk ka me mujt me kandidue asnji kandidat për deputetë nga rajoni i Malishevës, mbasi Malisheva vlerësohet si bastion i Nismës për Kosovën.

Tutje, në marrëveshje thuhet se Nismës kanë me i takue edhe nji numër i konsiderueshëm prej zv/ministrave.

Në listën e kandidatëve për deputetë këtij subjekti ka me i takue 15 vende.

Kandidat për kryeministër nga ky koalicion parazgjedhor ka me qenë Ramush Haradinaj.

Posti i Kryeparlamentarit ka me i takue PDK’s.

Limaj mundet me marrë postin e zv/kryeministërit, ndonëse ka deklaruar se nuk ka me marrë asnji pozicion n’egzekutiv për sa kohë qe nuk kryhen proceset e tij gjyqësore.

Koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-NISMA asht arritë mbramë pak para orës 00:00.