Këto janë rezultatet e para nga autopsia e Astrit Deharit

Ma parë, konkretisht rreth orës 17:00 ka përfundue autopsia e Astrit Deharit, por asht thanë se rezultatet kanë me dalë gjatë ditëve në vazhdim.

Kryeprokurori i Prokurorisë se Prizrenit, Sylë Hoxha, ka ripërseritë sërish se Astrit Dehari ka pasë sheja në trup mbas vdekjes se tij dy ditë ma parë.

Hoxha në nji prononcim për mediet mbas kryemjes se autopsisë ka thanë se dyshohet se shkaku i vdekjes se Deharit asht bllokimi i organeve të frymëmarrjes, apo siç njihet asfiksia.

Ai ka ba me dije se nuk janë gjetë barna në qelinë, në të cilën qëndronte i burgosun ish aktivisti i VV’s.

Megjithatë, ai ka thanë, se rezultatet e sakta ka me i kallxue autopsia, të cilat kanë me u publikue shumë shpejt.