Këto janë shkollat në Kosovë, që Turqia don me i mbyllë

Influenca e organizatës Fetullahçı (FETÖ) në vendet e Ballkanit vazhdon në shumë fusha, si në arsim, turizëm, media, botime, etj.

Arsimi asht në krye të fushave ku operon organizata FETÖ. Kjo organizatë ka 40 shkolla në të gjithë rajonin, ndër të cilat 15 në Bosnjë dhe Hercegovinë, 12 në Shqipni, 7 në Maqedoni, 5 në Kosovë dhe 1 në Serbi.

Shkollat e Gulenit në Kosovë

Organizata operon në Kosovë përmes Fondacionit Gülistan dhe Atmosfer. Nën emnin “Mehmet Akif” organizata FETÖ operon në Prizren, Gjakovë, Lipljan dhe Prishtinë.

Ajo operon në këto vende me kopshte, shkolla fillore dhe shkolla të mesme. Në disa nga shkollat e hapuna në vitet 2000, thuhet se, ka edhe konvikte djemsh dhe vajzash.

Nga ana tjetër, përmes Fondacionit Atmosfer, organizata krahas shkollës së mesme Hasan Nahi organizon dhe kurse të shumta si dhe ka konvikte për studentët.